Në lidhje me situatën e krijuar në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 6 Marsit ku PD doli forcë e 3-të, gazetari Ylli Rakipi ka komentuar në emisionin Opinion se ka ardhur momenti që në këtë parti të hapet një garë dhe “Basha duhet të largohet”.

Blendi Fevziu: Si zgjidhet Ylli?

Ylli Rakipi: Mund të mos ketë zgjidhje, mbyllet Partia Demokratike fare. Pse duhet të ketë zgjidhje patjetër?! Pse ne këtu do ta rregullojmë këtë punë?! Nuk ka opozitë, mund të shkojë Shqipëria si pjesa dërrmuese e Evropës Lindore, në autoritarizëm. Pra, ashtu si e kanë bërë të tjerët Fevzi…

Dhe unë që të flas ty dhe ti që më flet mua, ne jemi shoqëri e stisur për këtë punë dhe të bëjmë marifete të tilla që të mos e ndërtojmë këtë sistem. Nuk e ndërtojmë dot, shkojmë drejt autoritarizmit dhe mbetemi vend autoritar. Do të rrijë Edi Rama sa të dojë, deri në plakjen e tij të vonshme, mund të vijë i biri i tij dhe të gjithë këta të vazhdojnë Luli Basha.

Por të gjithë këta bashkë kanë një konkluzion: Tani ka ardhur momenti që Luli Basha të merret zvarrë, largohet nga aty, të hapet procesi, të mbushet Partia Demokratike, të hyjnë të gjithë njerëzit dhe të fillojë gara, por jo me këta njerëz që ishin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re