Pjesëmarrje masive e delegatëve dhe mbështetësve të PD-së jashtë stadiumit Air Albania. Ndue Lugja, student i dhjetorit 1990, dhe themelues i PD, ka ardhur posaçërisht nga Italia për të qenë pjesë në Kuvendin e sotëm.

Në një intervistë për gazetarin Fatjon Gjinaj, Lugja, i cili është shpallur dhe nderi i kombit nga presidenti, për kontributin e tij në lëvizjen e dhjetorit, tha se  në 8 vite PD, nuk ka pasur një njeri që ta drejtojë, pasi Lulzim Basha është ende në gjumë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, sot ne po rikrijojmë partinë demokratike, në këto 8 vite nuk patëm një njeri që të na drejtojnë, ai që ishte për 8 vite është akoma në gjumë.

Ai duhet të ishte sot këtu me ne, nëse vërtetë do ti interesonte PD, por me siguri që do të jetë ende duke fjetur. Kjo e sotmja është ringjallja e shpresës, gjithçka do të ndryshojë në Shqipëri. Kam ardhur nga Italia për këtë takim sot”, u shpreh Lugja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re