Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk i ka shpëtuar trendit për të “luftuar” vitet përmes ndërhyrjeve estetike.

Mjekja estetiste Elda Xhafa, e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, tha se nuk ka ndryshime drastike, por ama nuk i ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike.

Xhafa: Duket që nuk ka ndërhyrje drastike dhe ndryshime në imazh. Njeriu ndryshon edhe në stil, në stilin e make up apo modelimit të flokëve. Dikur make-up kishte një lloj tendence të ekzagjerohej, sot po shkohet drejt natyralitetit. Por askush nuk i ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike. Në perceptimin tim personal duken që nuk kanë ndërhyrje kirurgjikale, ama kanë mirëmbatje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re