Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhene vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.

Berisha la të kuptohet se nuk do të shkojë në gjykatë, duke bërë thirrje që të votohet në Parlament amendamenti i tij i vitit 2012, ku deputeti duhet të jetë i barabartë para ligjit me të gjithë qytetarët.

“Kërkesa është reale, sepse gjykatësja ka thyer kushtetutën. Ajo do përballet me te gjithë procesin ligjor. Ka shkelur kushtetutën. Unë jam personi që kam çuar në 2012 ligin për barazinë mes ligjvënësit dhe qytetarit. E ka rrëzuar Edi Rama, por përderisa ajo është në kushtetutë ndryshon. Le ta heqin vullnetarisht 10 herë, kushtetuta nuk e njeh.

Për gjykatën ndërkombëtare dhe për kushtetutën, imuniteti në radhë të parë është i parlamentare, që do të thotë që anëtarët e parlamentit të vazhdojnë veprimtarinë e tyre të paintimiduar.

Duhet parlamenti të mblidhet të votojë amendamentin e Sali Berishës, unë e votoj që sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Ju duhet të mbroni moralin e kushtetutës. Kur një gjykatës, një prokuror del mbi kushtetutën ai është një gjëmëzi për vendin jo për mua”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re