Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e sotme se edhe një tjetër vrasës me pagesë ishte i gatshëm të dëshmonte mbi vrasjet e bëra në Shqipëri, Itali dhe Greqi, ku ky i fundit ndodhej i burgosur për shpërndarje kokaine.
Hoxha tha se pavarësisht gatishmërisë së tij për të dëshmuar, autoritetet policore shqiptare nuk arrinin dot ta sillnin në Shqipëri.
Artan Hoxha: Janë shumë ngjarje, është një person tjetër që është i dënuar, është vrasës me pagesë, është dënuar në greqi, ka bërë vrasje kudo, edhe në Itali. Është i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë, por nuk e kanë sjellë dot. Edhe Olsi Leku pritet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb