Pas Konferencës së kryetarëve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe zhvillimin e punimeve në Komisionin e Ekonomisë.

Edhe kjo mbledhje u anullua si pasojë e aksionit opozitar, pasi deputetët e PD kanë mundur të futen në sallë duke mos lejuar vijimin e mbledhjes normalisht.

Socialistët janë larguar nga godina, dalja e së cilës tanimë është shumë pranë selisë së re të PD-së drejtuar nga Lulzim Basha.

Deputeti Flamur Noka ka përfituar duke ironizuar kështu largimin e tyre, se mund të shkojnë pranë selisë së Bashës.

“Ka byrek atje, ka dhe byrek Luli, ju jep dhe byrek shkoni atje!”, dëgjohet të thotë Noka, duke iu referuar një video të dy ditëve më parë kur kreu i PD-së, Lulzim Basha u shfaq duke ngrënë byrek.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re