Është kënaqësi të shohësh burra e gra në moshë të thyer që nuk e kanë humbur dëshirën për punë, e veçanërisht kur gjen raste si ai i këtij 80 vjeçari, që kryen një zanat që në Shqipëri është thuajse i zhdukur.

Ky është Mehmet Alla nga Kuturmani i Librazhdit. Jetën ia ka kushtuar mbledhjes e përpunimit të lëkurave. Me këtë zanat merret qëkur ka qenë 16 vjeç dhe e vazhdon ende sot e kësaj dite.

Dita nis me blerjen e gazetes dhe nje kafe me te vellane

Abc i ka kushtuar një kronikë këtij zanatçiu, i cili tregon se rrugën nga fshati i tij deri në qytet e ka bërë në këmbë për 40 vite të jetës së tij. Nga punëtor i thjeshtë që përpunonte leshin, më tutje është marrë me përpunimin e lëkurës së bagëtive.

Pas vitit ’90 vendosi të jetojë në Librazhd dhe që nga ajo kohë punon e furnizon një fabrikë në Berat. 80 vjeçari tregoi disa nga ‘sekretet’ e punës së tij.

Në verë duhen kriposur për dy orë se krimben ka procedurë, me e pastruar me heq mbeturinat e tjera. Në verë vij dhe natën në punë, sepse zanati do shumë kujdes. Qengjat i përdorin për gëzofin, kurse viçi përdoret për këpucët… shkon në Itali”-tregon i moshuari.

Një prej miqve të Mehmetit, Ali Çota, ka disa fjalë me vend për bashkëpunëtorin e tij të kahershëm e madje dhe një mesazh për të rinjtë e sotëm.

“Duhet të jetë shembull për të gjithë, sidomos për rinjtë. Ka të rinj që vijnë vërdallë e ankohen se nuk ka punë. Por kur njeriu ka vullnet, kur ka kurajo, punën e gjet vetë. Se kur i thonë shprehjes, njeriu ka jetuar aq sa ka punuar. Jeta matet me vite punë jo me vite gjumë,” shprehet ai. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re