Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Orman të Maliqit. Makina tip “Benz” ka përplasur 13 vjeçarin i cili ishte po lëvizte me biçikletë. 13 vjeccari i aksidentuar në Orman u nis në Tiranë në gjendje të rendë, i intubuar, dëmtimet i ka në kafkë.

Njoftimi i Plotë:

Maliq/Informacion paraprak

Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re