Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar vizitën e ish presidentit amerikan Bill Clinton këtë të hënë në Tiranë.

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV ai vlerësoi kontributin e Clinton sa i takon kombit shqiptar.

“Me insistimin e Clintonit është se në vitin 1999 u ndreq thuajse 100% gabimi i vitit 1913. Është burrë i nderuar. Rama nuk u takua me Bushin.

Ai erdhi dhe tha që Kosova është shtet i pavarur. Edhe Rama në televizor e pa. Hipokrizinë politike që kërkojnë ta përdorin është se doli populli. Të gjithë punonjësit e administratës kanë dalë. Ka pasur edhe nga ata që kanë dalë vetë”, deklaroi Murrizi.

Murrizi shtoi se di shumë raste kur ish kolegë të tih deputetë kanë paguar para për të bërë foto me kongresmenë dhe senatorë amerikanë.

“Sa deputetë dhe ish deputetë njoh unë që kanë paguar lesht e kokës që të bëjnë foto me ndonjë senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Unë kam një eksperiencë personale. Në vitin 2000 kam qenë në DASH. Keni dëshmitare Rudina Hajdarin që unë nuk dola në foto. Se aq pak lekë sa kam me vete do i blej fëmijëve dy celularë. Unë nuk jap lekë për foto. Unë kam disa foto me Rudina Hajdarin ne zyrën e tij na i bëri asistentja e atij pa pagesë”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re