Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, deklaroi se çështja e Jeruzalemit është çështja më e rëndësishme dhe kryesore e shekullit 21.

Sentop foli në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së Platformës Ndërparlamentare të Jeruzalemit në Stamboll, e kjo me rastin e 29 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Ai vuri në dukje se Asambleja e Përgjithshme e KB shpalli 29 nëntorin Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

“Shpresoj që kjo qendër të jetë një vend për bisedime dhe takime të rëndësishme mbi çështjet e Palestinës dhe Jeruzalemit,” tha Sentop.

Ai nënvizoi se çështja e Jeruzalemit nuk është çështje vetëm e palestinezëve, arabëve dhe botës islamike.

“Në fakt, kjo është një çështje e të gjithë njerëzve që besojnë në drejtësi, pavarësisht nga raca, feja ose përkatësia politike. Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë luftën për këtë qëllim. Platforma Ndër-Parlamentare e Jeruzalemit përfshin më shumë se 1,500 parlamentarë nga 73 vende….E gjithë bota po lufton krah për krah”, tha Sentop.

Ai nënvizoi se çështja e Palestinës dhe Jeruzalemit është “çështja më e rëndësishme dhe thelbësore e shekullit 21” dhe shtoi:

“Fjala kyçe e rendit botëror të shekullit 21 është Jeruzalemi, fjala tjetër kryesore është Palestina. Të ndjekësh çështjen e Jeruzalemit dhe Palestinës, të luftosh për të, do të thotë të diskutosh për rendin botëror të vendosur pas dy luftërave botërore të shekullit 20”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re