Presidenti Ilir Meta shpreh vlerësime mbi rolin e opozitës gjatë periudhës së epidemisë nga koronavirusi.

Kreu i shtetit tha se partitë opozitare kanë dhënë propozime përpara se në vend të shfaqeshin rastet e para nga virusi, duke shtuar se një pjesë e këtyre propozimeve janë miratuar më pas nga qeveria.

“Opozita ka qenë mjaft aktive dhe ka kërkuar prej kohësh, para se të shfaqej pacienti ‘zero’, që të merreshin masa parandaluese.

Opozita ka kërkuar më shumë testime, ka dhënë shumë ide, të cilat janë marrë në konsideratë edhe nga qeveria.

Me diversitetin e mendimeve dhe propozimeve, gjykoj se opozita ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit”, theksoi ai për Fax News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko