Deputetja demokrate Flutura Açka në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me mandatin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit ku shkruan se këtij institucioni nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Pas tentativave të maxhorancës për të miratuar me çdo kusht zgjatjen e mandatit të Gjinushit, deputetja thekson se “Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr”.

Postimi i plotë:

Akademisë së nderuar nuk i shkon të thotë gjysmë të vërteta.

Ka disa të vërteta aq të hidhura, sa një drejtuesi europian do t’i tepronin për t’u dorëhequr.

E vërteta është zgjedhje personale, por ndonjëherë kjo e vërtetë nuk e shpëton dot një komunitet te epërm, kür ai vendos të heshtë.

Për vërtetësi ndiqni mbledhjen e datës 12 korrik 2023 të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re