I ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner ka dhënë mesazhet e tij për Ditën e Drejtësisë. Në fjalën  para prokurorëve dhe gjykatësve ai tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme.

Sipas tij edhe pse ka presion nga politika, duhet bëherë më shumë për një demokraci më të fortë.

Diplomati amerikan bëri thirrje të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve që të punojnë sa më shumë për ta bërë sistemin që të funksionojë.

“Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo perfektë, por të gjithë qytetarët shqiptarë do jenë krenarë për punën e bërë.

Ju dhe institucionet e tjera të pavarura po sjellin përngjashmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar.

Shqiptaret mund të kenë besim se do trajtohen në mënyrë të duhur. Sfidat me të cilat përballeni janë të mëdha, ka pengesa, do të ketë më shumë vetting, standarde më të madhe në institucione, duke qenë se ka presion politike dhe pritshmërie publike janë  të mëdha.

Është më shumë rëndësi puna juaj, takimi juaj është një shembull i jashtëzakonshmen që institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA është krenare që punon me prokurorët dhe gjykatësit për të ndihmuar Shqipërinë për një të ardhme më të mirë

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Ne presim që institucionet e krijuara në 2016 do të jenë afatgjata dhe nuk ka asnjë pyetje për këtë. Populli shqiptar e kërkon këtë.

Më shumë duhet bërë nga politikanët nga institucionet dhe të gjithë të interesuarit për një demokraci më të fortë. Mund tju premtoj se SHBA do mbështesë këtë përpjekje për reforma në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit. Inkurajojmë më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile për të zbatuar reformat e duhura për rrugën e shqipërisë drejt integrimit në BE, duke luftuar korrupsionin”, tha diplomati amerikan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re