Katër orë në rrugë me fëmijë nën 6 vjeç. Kjo është ajo që i ka ndodhur një grupi edukatorësh të një kopshti në Kavajë që janë nisur për një ekskursion në Pogradec por që ka përfunduar në traumë. Në kthim nga Pogradeci, autobusi me të cilin udhëtonin rreth 60 persona, fëmijë, mësues, prindër të fëmijëve është prishur dhe shoferi është larguar pa asnjë adresë.

Mësuesit kanë dashur të lëvizin me mjete të tjera drejt Kavajës por pronari i kompanisë së udhëtimit nuk i ka lejuar. Në vend kanë shkuar dhe forcat e policisë dhe pas katër orësh një autobus tjetër ka mbërritur nga Kavaja në Pogradec për t’i marrë.

“Disa fëmijë i ka zënë gjumi, të tjerët po qajnë. Jemi të traumatizuar. Kemi mbi 4 orë në rrugë. Familjarët tanë janë të shqetësuar. Nuk e dimë çfarë po bëhet”, ishte thirrja që mbërriti në “BalkanWeb”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re