Ekonomisti Dritan Shano foli mbi borxhin publik në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News duke thënë se vijën e kuqe të alarmit ka kohë që vendi ynë e ka kaluar.
Shano theksoi se nuk dështimi me i madh i politikave shqiptare qëndron në faktin se në cfarë sektorësh po përdoren paratë e marra borxh. Sipas tij dy sektorët më të rëndësishëm si arsimi dhe infrastruktura nuk kanë njohur ende ndonjë investim apo reformë rrënjësore, gjë që dëmton të ardhmen e kombit.
Pjesë nga intervista
Xhaxhiu: E nisim me ekonominë, 10 miliard euro borxh public, a jemi pranë vijës së kuqe të alarmit?
Shano: Borxhi në përmasë nuk më tremb, por se ku harxhohet, nëse harxhohet në sektorë produktivë, unë nuk do kisha asnjë problem me përmasën.
Unë hyj te ata njerëz që këmbanën e alarmit për borxhin e kam tundur me kohë, në gjykimin tim personal borxhi është 100% e GDPs sepse nuk kalkulohen detyrimet e prapambetura.
Borxhi ka kohë që e ka kaluar vijën e kuqe, borxhi i fundit është për të paguar rroga dhe pensione, është parazitar,, nuk ja uroj as armikut tim më të madh.
-A është tregues i dështimit të politikave fiskale, nga vjen?
Shano: Të gjithë marin borxh, por kur herë pas herë ti mer borxh duke e shtuar masën, ateherë flitet për dështim, ne jemi në këtë spirale. Borxhmarria në tregun ndërkombëtar pasuron të huajt.
Nëse qeveria do të marë borxh pse mos të pasurojë kursimtarët shqiptarë? Ka një hapësirë të madhe e paprekur në bankat tona. Ne kemi humbur shumë kohë së financuari ato sektorë jetikë, arsimi dhe infrastruktura.
Arsimi është më i rëndësishmi për të ardhmen, dhe një investim që financon reformë rrënjësore që ne parashkollor do rriste produktivitet në gjithë sektorët.
Ne jemi një rrip I hollë në brigjet e Mesdheut, kemi pozitë të favorshme gjeografike, nuk ka investim në infrastrukturë. Rruga e Kombit u financua me borxh, ka marrë në këmbë Shqipërinë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb