Vijojnë replikat mes Kreut të Shtetit Ilir Metës dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.
Ky i fundit reagoi pak më herët në lidhje me deklaratën e Metës që ngrinte alarmin për lirinë e medias, ndërsa ftonte gazetarët që të krijojnë frymën e një mediaje të pavaruru, ndërsa ishte i hapur të mirëpriste çdo gazetar që donte ndryshimin në një frymë të pavarur mediatike.
Veliaj ironizonte deklaratën e presidentit Meta për lirinë e medias, se ka jo vetëm lekët, por edhe historinë e 7 për qindëshit që ta mbajë gjallë. Teksa i uron suksese, Veliaj thotë se ka marrë iniciativë për ngritjen e një media kritike me pushtetin.
Nuk ka vonuar përgjigja e zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, i cili ka publikuar një foto të presidentit me Erion Veliajn teksa ky i fundit duket sikur përulet para tij.
Blushi shkruan krah fotos: Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
