“Dukagjini kërkon rrugën” është kjo motoja me të cilën banorët  e Dukagjinit kanë dalë ditën e sotme në protestë.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se banorët kërkojnë ndërtimin e kësaj rruge prej 54 kilometrash që lidh 34 fshatrat e kësaj zone me Shkodrën.

Protesta është zhvilluar para Bashkisë Shkodër dhe para Prefekturës.

Shkreli thekson se ky aks rrugor për të cilin banorët po protestojnë ka qenë një burim aksidenti dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, dy ndër ngjarjet me të tmerrshme të regjistruara në këtë aks rrugor është aje e vitit 1985 ku humbën jetën 28 persona dhe ajo e marsit 2007, ku humbën jetën 10 persona. Në total për shkak të aksidenteve në këtë rrugë kanë humbur jetën rreth 100 persona.

Protesta është mbyllur me ndezjen e disa qirinjëve dhe lutjeve nga protestuesit, ndërsa është paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re