Gazetarja, Juela Meçani i konsideron lëvizjet në kabinetin e qeverisë si zhurmë për të hequr vëmendjen nga dosje dhe materiale që po përpiqen të mbahen të fshehta. E ftuar në Quo Vadis, Meçani deklaroi se mbledhja e Asamblesë së PS ishte një strategji politike e pastër e kryeministrit Rama. Sipas saj, ky i fundit i dha portofolin “sektit” të Rilindjes, të cilët dolën më të fituar se socialistët ‘tradicionalë’ të kësaj force politike.

 

Meçani vë theksin dhe tek ndasitë brenda PS, ku e “vjetra” mundet nga “e reja”. Sipas saj, emrat që promovohen në PS janë të ndikuar edhe nga George Soros dhe djali i tij, të cilët përcaktojnë këto lëvizje të kabinetit qeveritar.

 

Gazetarja Meçani shton se emërimet dhe shkarkimet e kryesocialistit Rama përcaktuan edhe testamentin se kujt do t’i mbetet kjo forcë politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re