E pa në televizor, dëgjoi historinë e tij.  Mbi 13 vite më parë, kujton t’i ketë thënë nënës këto fjalë:

“I kam thënë nënës time hajde shikoje këtë djalin. Ka me ken burri jem.”

Kështu e kujton Hanife Mehmeti, momentin kur pa për herë të parë, atë që sot është i shoqi prej 13 vitesh. Hanifja ishte e re në atë kohë, por historia e ish-ushtarit të UÇK-së i mbeti në mendje e zemër.

Rastësia deshi që të dy të takoheshin në një evenimet dhe prej aty nisi një histori dashurie. Hanifja ka shpjeguar se ka qenë ajo që i është afruar Mentorit, ndërsa familja e vajzës nuk ka dashur dhe ka qenë kundër.

I kam thënë nënës time hajde shikoje këtë djalin. Ka me ken burri jem. Asaj iu duka shumë e re.Uunë nuk e njihja ska pas lidhje fare, po ishte e shkruar dhe kemi 13 vite bashkë. Familja ime nuk donte në fillim, I kam pas kundërt por jemi bashkë”.

Mentori vetë, ish ushtar i UÇK-së dhe i paralizuar në një karrige me rrota, thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte kjo. Ishin kohë të vështira për shkak të gjendjes së tij fizike dhe një sfidë e madhe për të gjetur punë.

Gjatë fillimeve të organizimeve të luftës, unë pësova një aksident dhe mbeta në karrocë. Peripecitë e jetës kanë qenë të tilla, saqë as kam mendu të martohem një ditë, por kismeti erdhi.

Për mua ka qenë një sfidë e madhe. Se kur pëson një gjë të tillë, duhet t’ja fillosh nga e para. Kam patur përkrahje prej miqve, familjes e të tjerëve.

Familja ka qenë skeptike se sfida ka qenë e njëanshme. Nuk mund të jetë jetesa me një njëri të tillë, do një guxim për një vajzë, që Hanifja e ka pas.”-tha Mehmeti.

Pavarësisht se mes të dyve ka patur 11 vite diferencë, ata u martuan dhe kanë një vajzë.

“Ne e kemi një vajzë. Jetojmë në një familje, po nuk kemi pasur një jetë perfekte. Jetesa është e vështirë përgjithësisht në Ballkan, po në përgjithësisht kam pasur njerëz që më kanë vlerësuar. Unë punoj IT në një kompani ndërtimi”, u shpreh Mentori, gjatë një interviste dhënë në media.

Intervistën mund ta gjeni këtu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re