“Ka me ken burri jem” Historia e dashurisë mes ish- ushtarit të UÇK-së dhe të shoqes

E pa në televizor, dëgjoi historinë e tij.  Mbi 13 vite më parë tha këto fjalë:

“I kam thënë nënës time hajde shikoje këtë djalin. Ka me ken burri jem.”

Kështu e kujton Hanife Mehmeti, momentin kur pa për herë të parë, atë që sot është i shoqi prej 13 vitesh. Hanifja ishte e re në atë kohë, por çuditërisht, u dashurua me Mentorin.

Rastësia e deshi që të dy të takoheshin në një evenimet dhe prej aty nisi një histori. Hanifja ka shpjeguar se ka qenë ajo që i është afruar Mentorit, ndërsa familja e vajzës nuk ka dashur dhe ka qenë kundër.

I kam thënë nënës time hajde shikoje këtë djalin. Ka me ken burri jem. Asaj iu duka shumë e re. unë nuk e njihja ska pas lidhje fare, po ishte e shkruar dhe kemi 13 vite bashkë. Familja ime nuk donte në fillim, I kam pas kundërt por jemi bashkë”.

Mentori vetë, ish ushtar i UÇK-së dhe i paralizuar në një karrige me rrota, thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte kjo. Ishin kohë të vështira për shkak të gjendjes së tij fizike dhe një sfidë e madhe për të gjetur punë.

“Familja ka qenë skeptike se sfida ka qenë e njëanshme. Nuk mund të jetë jetesa me një njëri të tillë, do një guxim për një vajzë, që Hanifja e ka pas.”-tha Mehmeti.

Pavarësisht se mes të dyve ka patur 11 vite diferencë, ata u martuan dhe kanë një vajzë.

“Ne kemi një vajzë, po fatkeqësisht nuk mundëm ta zgjojmë nga gjumi. Ne jetojmë në një familje, po nuk kemi pasur një jetë perfekte. Jetesa është e vështirë përgjithësisht në Ballkan, po në përgjithësisht kam pasur njerëz që më kanë vlerësuar. Unë punoj IT në një kompani ndërtimi”, u shpreh Mentori, gjatë një interviste dhënë në media.

Intervistën mund ta gjeni këtu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko