Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, është shprehur se në Shqipëri ka mungesa punonjësisht për të përballuar sezonin turistik.
Komentet Topuzi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se ndërkohë që shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, janë rritur shumë kapacitetet në turizëm.
Sipas Topuzit, janë 100 mijë shtretër zyrtarisht, numër ky që mund të shkojë në 150 mijë, duke përfshirë edhe ata që janë jashtë sistemit të taksimit.
“10 vitet e fundit turizmi ka një koncept tjetër. Nuk ka më pushime 2 javë në dimër dhe dy javë në verë. Janë ndarë pushimet me ditë. Pushimi më i madh bëhet një javë. Pushimet ndahen me nga 3 ditë.
Bota i ka ndarë pushimet në gjithë-vjetore. Në këtë kuptim, objektivat që i janë vënë turizmit nga akspertët që turizmi deri në 2030 do të dyfishohet, Europa është pjesa më e rëndësishme ku lëviz më shumë se gjysma e turizmit botëror, kjo ka bërë që të ketë një tjetër koncept, të ketë mungesë punonjësish.
Përveçse janë larguar shqiptarët nga vendi, janë shtuar kapacitetet. Ne flismin për 30 mijë shtretër dhe tani kemi 100 mijë shtretër zyrtarisht dhe duhet të jenë 150 mijë jashtë sistemit të taksave. Kjo panoramë bën që turizmi të jetë nj industry shumë e rëndësishme. Turizmi konsiderohehet jo vetëm si industri.
Shqiptarët po lëvizin jashtë se bota ka koncept tjetër për turizmin. Një pjesë e mirë e hoteleve në botë punojnë vetëm një pjesë të mirë të kohës. Shqiptarët nuk dinë të bëjnë paketa me çmime…”, është shprehur Topuzi.