Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka folur me tone të ashpra ndaj ministres Besa Shahini duke e cilësuar si “etalon i negativitetit”. I ftuar në studion e Fax News, Mehmeti u shpreh se ministrja nxori disa plane për të mos ndalur shkollimin për studentët, për të cilat thotë se “i ka vetëm në kokën e vet”.

Eksperti i arsimit foli edhe për procedurën e mësimdhënies nëpërmjet televizorit. Sipas tij, Shahini solli një reformë që nuk e njeh askush në Europë, ndërsa theksoi se ministrja e Arsimit ka mungesë të dijeve matematikore pasi fëmijëve u mungojnë 55 minuta mësim sepse 34 mijë mësuesit shpjeguan vetëm 35 minuta.

“Nuk më vjen turp ta them. Në 100 e ca vjet të shtetit shqiptar, Ministrja e fundit sidomos do të jetë etaloni i negativitetit. Pra nëse do të krahasosh duhet të marrësh zonjën Shahini, është më mirë apo më poshtë. Atje do të jetë steka. Pse? Sepse tha jemi përgatitur dhe do të nxjerrim një plan se si do të plotësohen boshllëqet. Vetëm e ka në kokën e vet se ne nuk dimë gjë, nuk kemi gjë të shkruar.

ASCADI tha do bëjë një plan që ju në Tiranë do të bëni të njëjtën temë me mua që jam në Delvinë, Sarandë, Pogradec apo Tropojë. Pastaj nxori kam bërë një kanal RTSH Shkolla, në të cilën në mungesë të dijeve matematikore tha kemi bërë 1 milionë e 200 mijë minuta, të cilët po ti pjesëtosh me 34 mijë mësues i bien 35 minuta. Dhe për mësimin, vetë zonja Shahini ka një reformë që nuk e njeh njeri në Europë, 90 minuta për një lëndë. Pra fëmijëve u mungojnë 55 minuta nga televizori.

Po të ishte kaq rezultativ televizori, budallenj janë ata të botës që hapin shkolla dhe harxhojnë paratë”, u shpreh Mehmeti.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re