Drejtuesja politike e PD për diasporën Jozefina Topalli, i bën thirrje emigrantëve të Greqisë që nuk janë regjistruar ende në platformën PER, të bëjnë sakrificën e të vijnë të votojnë në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit.

“Ftojmë çdo shqiptar tjetër që nuk janë regjistruar, të bëjnë edhe sakrificën e fundit, nëse kanë mundësi të vijnë në Shqipëri e të votojnë të dielën, për të qenë pjesëtar të rëndësishëm, që do jetë 11 maji”, tha Topalli.

Drejtuesja politike e PD për diasporën tha se sot PD ka konstatuar që janë dorëzuar edhe zarfet me dorë në KQZ.

“Sot ka ndodhur edhe ajo që ne nuk e imagjinonim, që të dorëzohen edhe zarfet me dorë në KQZ. Do të përsërisim edhe njëherë kërkesën për shqetësimin tonë serioze dhe të thellë, që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë“, tha Topalli.

Për këtë arsye paraqiti 3 kërkesat e PD: 

1-Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ.

2-Të ndahet dhe të trajtohet në mënyrë krejt të veçantë, kutitë që vijnë nga Greqia nga kutitë që vijnë nga Italia.

3-Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara, për mënyrën se si është bërë procesi i votimit, për mënyrën e sjelljes këtu dhe një analizë e kutive të votimit, që kanë sjellë një anomali që është e pashpjegueshme, në mënyrën e ardhjes së votave këtu.

Jozefina Topalli: Orët e fundit në dispozicion për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të kryejnë procesin, ta mbyllin ndërkohë. Ftojmë çdo shqiptar tjetër që nuk janë regjistruar, të bëjnë edhe sakrificën e fundit, nëse kanë mundësi të vijnë në Shqipëri e të votojnë të dielën, për të qenë pjesëtar të rëndësishëm, që do jetë 11 maji.

Thënë këtë, dua të shtoj edhe sot në vazhdim të deklaratave dhe denoncimeve që kemi bërë për rastin e procesit zgjedhor në Greqi, shtohen shqetësimet nga mënyra e procedimit në Greqi.

Sot ka ndodhur edhe ajo që ne nuk e imagjinonim, që të dorëzohen edhe zarfet me dorë në KQZ. Do të përsërisim edhe njëherë kërkesën për shqetësimin tonë serioze dhe të thellë, që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë.

Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfeve në dorë në KQZ.

Të ndahet dhe të trajtohet në mënyrë krejt të veçantë, kutitë që vijnë nga Greqia nga kutitë që vijnë nga Italia.

Të bëhet auditimi i të gjitha rasteve të kutive të dërguara, për mënyrën se si është bërë procesi i votimit, për mënyrën e sjelljes këtu dhe një analizë e kutive të votimit, që kanë sjellë një anomali që është e pashpjegueshme, në mënyrën e ardhjes së votave këtu.

Nëse për 3 javë rresht nga të gjitha vendet e tjera, kanë ardhur proporcionalisht, normale votat dhe për Greqinë, kishin ardhur vetëm 17 mijë vota, vetëm në 3 ditët e fundit janë shtuar 22 mijë vota. Pra është një anomali, por është një derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Greqi.

Nëse do të vazhdojmë të dorëzojmë zarfin në dorë, kjo nuk është votë, por kjo është anulim i zbatimit të kodit zgjedhor, dhe është krim elektoral.

Nëse kutitë vijnë të mbushura, ndërkohë që shqiptarët që jetojnë në Greqi, nuk kanë votuar se, zarfi nuk i ka ardhur në shtëpi, se zarfin nuk e kanë gjetur tek lokali i lojërave të fatit, apo sepse atë e ka marrë dikush tjetër dhe e ka plotësuar, sigurisht që kjo e ka emrin manipulim dhe jo zgjedhje.

Ndaj KQZ duhet të bëjë trajtimin tërësisht të veçantë të kutive që vijnë nga Greqia dhe të ndalin dorëzimin e zarfeve dorazi.

Dje kemi dorëzuar në KQZ kërkesën për këto shqetësime shumë të thella dhe për këto krime elektorale.

Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së, në shërbim të ofruar tashmë nga strukturat e PS-së dhe pushtetit në Tiranë, është papranueshme dhe nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko