Dy opinionistët Fitim Zekthi dhe Fatos Lubonja janë përplasur në nisje të diskutimit për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme nga Kuvendi.

Teksa shprehej se vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen duke iu referuar Berishës, Zekthi iu drejtua Lubonjës duke e pyetur nëse ka diçka për të qeshur.

Analisti iu kthye duke thënë “po ka, si nuk ka”, ndërsa Zekthi iu drejtua duke thënë “jam unë duke folur, pastaj merr fjalën tënde”.

Zekthi shtoi më tej se veprimi i tij ishte i papranueshëm dhe se nuk duhet ta bëjë personal diskutimin.

Pjesë nga debati në Open:

Zekthi: Kushdo mund të ketë opinionet e veta për vendimet e drejtësisë, por di të them një gjë. Edhe sikur të jetë vendim me problem ligjor nga ana e SPAK, vendimet e gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen. Tani që vjen momenti që del para drejtësisë një njeri me pushtet refuzojnë me çdo mënyrë të hetohen. Lubonja ka ndonjë gjë për të qeshur?

Lubonja: Po ka, si nuk ka?

Zekthi: Jam unë duke folur. Pastaj merr fjalën tënde.

Lubonja: A më pyete?

Zekthi: Të pyeta sepse nuk duhet të qeshësh kur flas unë. Është e papranueshme. Mos e bëj personale sepse unë mund të them shumë gjera pastaj. Nuk dini të bëni debat, kur nuk ju pëlqen debati i tjetrit nënqeshni e qeshni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re