Në momentin kur Basha ishte duke folu në Kuvend, ndërpret fjalën për shkak se shqetësohet nga zhurma që po bënin efektivët e Gardës në anësore të sallës. Basha iu drejtua që të mbajnë qetësi:

“A ka ndonjë problem me gardën? Apo keni nevojë për ndihmë. Mbani qetësi sa ta mbaroj fjalën, faleminderit”, iu drejtua Basha stafit të Gardës.

Me tej Lulzim Basha ka vijuar mefjalen e tij duke prezantuar 3 propozimet e PD-se per ndryshime kushtetuese, ate te reformes territoriale, reformes zgjedhore dhe vetingut te politikaneve.

Fjala e Bashes: Përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka vendosur vendin, kjo renditje është pasqyrimi gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot. Pasoja e krizës politike, sociale dhe ekonomike. Largimi i tëerinjve në thelb është krizë korrupsioni. Korruspioni gjendet kudo, te ccmimet e energjisë. Të karburantë, te mungesa e ilacceve në spitale. Sicc është denoncuar nga mediat vendase dhe zëri i amerikës. Te pagat e ulëta. Te produketet që flakën ne kanale, te krimi që merr për kot. Tëe varfëria që rritet. Te radha që shtohet në ambasadën gjermane apo te ankthi për lotarinë amerikane. Vret demokracinë dhe pengon zhvillimin e vendit. Unë dhe shumë prej nesh këtu dhe jashtë kësaj salle e dimë fare mirë që nuk është mjaftueshëm të flasim për korrupsionin dhe ai zhduket. Ndaj 5 ditë më parë kemi depozituar në kuvend amendamentet kushtetuese për të nxjerrë vendin nga kriza e keqqeverisjes në kërto 8 vite. Këto 3 ccështje kryesore kanë të bëjnë me reformën zgjedhore pr ta kthyer shqipërinë në shinat e demokracisë. Reformën territoriale për të cc’bërë të ashtëquajturin reformën territoriale që i hoqi vendin ecjen e ngadaltë të 25 viteve. Propozimi i tretë, ai i vetingut të poltiikanëve, që është një nga mjetet që mund të përmisojë treguesit që lexova pak më parë. Pastrimin e politikës nga të gjitha ata që abuzojnë me fuqinë që i është besuar, duke braktisur interesin e qytetarëve. Zonja dhe zotërinj ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do  mungojë. Jam i bindur që kundërshtari më i egër janë ata që i rrezikohet karrigia, por kjo nuk do na pengojë. Nuk do na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët në 3 dekada … Asgjë nuk ka dhe nuk do ketë pikën e rëndësisë për mua dhe për PD, si edhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Sepse këto nuk janë prioritete të PD por të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin. Kjo është në gjendje e jashtëzakonshme që kërtkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj. Dikush vite më parë ka thënë që egziston një lidhje e ngushtë mes frikës dhe korrupsionit. Por frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi. Jam i bindur që mungesa e tyre nuk do mundojë askënd. Shqiptarët i mundon mungesa e fëmijëve të tyre që janë larguar nga shqipëria e bërë e pajetueshme nga politika.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re