Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka kritikuar iniciativën e qeverisë për të vaksinuar disa personalitete mbi 80 vjeç në Shqipëri.

Sipas Spahiut, vaksinimi nuk duhet të ketë ndarje të tilla, por duhet të pëqrqëndrohet te grupet me rrezik të lartë, siç janë përshembull azilet e të moshuarve, apo profesorët mbi 70 që takojnë studentë.

Ai shton se ka nga ata 90 vjeçare me 1 milionë euro në bankë apo me vila në Gjir të Lalzit, të cilët kanë mundësi të kurohen edhe jashtë shtetit.

“Vaksinimi ka prioritet personat që jane vulnerabël. Përshembull azilet e pleqve, sepse nëse preken aty mund të vdesin shumë persona. Mund të kemi një personalitet 90 vjeçar, i cili ka 1 milionë euro në bankë, mund të ketë një shtëpi në Gjir të Lalzit, edhe se ka problem edhe të trajtohet në Turqi.

Për shembull një pedagog që është 75 vjeç, i cili takon çdo ditë studentë, ai duhet të konsiderohet prioritet, jo dikush që ka bërë disa filma,” deklaroi Spahiu.

Përzgjedhja e disa personaliteteve në vend mbi 80 vjeç, të cilët do të vaksinohen pa radhë, ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik, me shumë qytetarë që ndihen të diskrimuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re