Numërimi i votave për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri po shkon drejt fundit në Tiranë. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngelur kutia e fundit për tu numëruar dhe deri më tani kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një epërsi prej 58 287 votash në garë ndaj rivalit të tij që mban vendin e dytë, Belind Këlliçi.

Deri më tani në kryeqytet janë numëruar 940 nga 941 kuti, ku Veliaj ka siguruar 158 538 vota në total, ndërkohë që Belind Këlliçi ka siguruar 100 249 vota.

Ndërkohë i treti në këtë garë renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 13 816 vota, duke kaluar kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko i cili ka siguruar 12 374 vota.

Nga të dhënat e KQZ Marko Dajti numëron 2807 vota në total, ndërsa Lajla Përnaska 2104 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re