Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve është mbledhur sot, ku po diskutohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ku PS dhe PS ankimuan modelin e kësaj flete.

Përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso gjatë fjalës së tij ngriti shqetësimin e ngjashmërisë së logos së Bindjes Demokratike, me atë të PD-së.

Sipas Kasos, logo e “Bindjes demokratike” krijon konfuzion.

“Çështja e ankesës sonë ka qenë logo e Bindjes Demokratike. Kemi vërejtur, kur na është shpërndarë akti, kemi vënë re ky subjekt nuk ka vlerësuar këtë parashikon.

Logoja e tyre krijonte konfuzion, duke risjellë logon e subjektit tonë.

Për këtë arsye jemi drejtuar me një kërkesë formale siç e përcakton dhe ligji, në datën 31.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e zgjidh këtë çështje, duke vendosur që një subjekt e mban dhe tjetri jo.

Atë e mban ai subjekt që plotëson disa kritere siç e përcakton ligji. Ne jemi dëshmitarë që ka qenë subjekti ‘Bindja Demokratike’, që në bashkëpunim me komisionerët që kanë krijuar këtë logo,” tha Kaso.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re