Drejtori i ISSH(Institutit të Sigurimeve Shoqërore) Astrit Hado tha në konferencë për mediat se ka nisur shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët.

Hado theksoi se nga data 20 dhjetor do kalojnë 65 mijë pensione në bankë bashkë me bonusin.

Sa i takon pensionistëve në fshatra ai tha se Posta Shqiptare do u dërgojë pensionin në shtëpi, automatikisht me shpërblimin.

Për individët që kanë dy lloj përfitimesh, nuk do pajisen me dy shpërblime por vetëm me një.

Pjesë nga konferenca:
Si do shpërndahen pensionet?

Hado: Ka nisur shpërndarja e 50 mijë shpërblimeve.

Nga mes dreka deri në 6 pasdite Posta Shqiptare do marrin bonusin të gjithë ata përsona që ikanë marrë pensionin në datë 15, 16.

-Do ketë lëvizje të pensionit në shtëpi?

Hado: Të gjithë ata që marrin pensionin në bankë, në datën 20 do kalojnë 65 mijë pensione plus 5 mijë lekëshi I bonusit.
140 mijë pensionistë që janë në fshat do e marrin në shtëpi, ua çon Posta Shqiptare automatikisht me shpërblimin.

-Shpërblim do marrin dhe ata që dalin në pension deri me 31 dhjetor.

Ka qytetarë që marin dy lloj përfitimesh, nuk mund të jepen për një individ dy shpërblime

Kujtojmë se Shuma prej 5 mijë lekësh e bë e ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ne mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Sipas saj, 34 milionë dollarë, të cilat janë siguruar tashmë, do të ndahen për të moshuarit,

Më tej ajo ka thënë se bonusi i fundvitit është zë më vete dhe bashkë me indeksimin e çon rritjen e pensioneve në 5% në vit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re