Faxweb.al mëson detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Blerta Josifit, e cila u gjet e ngujuar së bashku me të ëmën dhe motrën e saj të vdèkur, në banesën e familjes në zonën e Kombinatit.

Burime nga spitali psikiatrik, ku dhe është shtruar Blerta tregojnë se 34-vjeçarja ka nisur që të ushqehet vetë, pa ndihmën e mjekëve apo personave të afërm. Gjendja e saj ishte rënduar jo vetëm nga qendrimi në banesë me trupat e pajetë të motrës dhe të ëmës, por edhe nga refuzimi prej kohësh që të konsumonte ushqim.

Mësohet se e reja ka komunikuar me Policinë, por ende ajo nuk mund të konsiderohet si dëshmi, sa kohë që gjendja e saj është ende e pastabilizuar. Ajo është e qartë për gjithçka që ka ndodhur me të ëmën dhe me motrën e saj, ndërkohë që nuk ka shfaqur shumë emocione, pas asaj që ka kaluar.

Burimet tregojnë se në dhomën e saj po qendrojnë tre të afërme, të cilat shprehen jashtë kamerave se Blerta, Zhaneta dhe Anisa, edhe më herët nuk shfaqnin emocione, as kur përballeshin me ngjarje të tilla si ceremonitë mortore.

“Nuk prekeshin kurrë, dhe ishin të mbyllura në vetvete”, tregojnë të afërmet e tyre, që tashmë po kujdesen dhe për Blertën, e cila dikur kishte qenë inxhiniere, dhe e kishte humbur punën e saj, e që prej asaj kohe është mbyllur në vetvete./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re