Gazetari, Poli Hoxha ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit”, moderuar nga Aulon Kalaja në Fax News ku ka folur lidhur me situatën ku gjendet SPAK pas thirrjeve nga kryeministri Edi Rama.

Hoxha tha se deklaratat e Ramës treguan se shantazhi ndaj prokurorëve të SPAK nuk kishte funksionuar dhe se kishte një lloj acarimi në marrëdhëniet e kryeministrit me SHBA-të.

“SPAK në këtë moment është edhe në presion por edhe në auto-presion. Kur u vendosën të gjithë benefitet që do të kishin të gjithë këta prokurorë, duhet të kuptojmë se këta janë njerëz që hollë hollë janë vendosur aty nga politika. Ata janë produkt shqiptar këtë nuk e shmangim dot. Ka mbaruar shantazhi dhe ka mbaruar presioni dhe këta nuk kanë funksionuar. Kjo mund të jetë një lloj acarimi në marrëdhëniet e SHBA me Ramën. Mendoj se arsyeja është SPAK. Rama nuk ka arritur dot të shantazhojë. Ai përdori metodën e partisë Socialiste. Në Asamble mbajti fjalimin më anti-SPAK.

Të gjitha këto tema, duke filluar me koncesionet në shëndetësi kanë dalë në SPAK sepse janë pjesë e krimit të organizuar. Rama është vetë aty, është vetë qeveria si organizatë e tillë. Rama e nisi gjithë këtë fushatë duke u thënë merruni me Berishën, ndërsa ditën e dytë u hodhi tjetër kocëkë, u tha merruni me kryebashkiakët”– u shpreh Hoxha mes të tjerash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re