Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se lejet për ndërtimin e 17 kullave tek ish-kompleksi Partizani, lejet i ka dhënë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Berisha theksoi se ka një dokument zyrtar të fshehur që mban firmën e Ramës, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ku thuhet se ky terren ka hunbur funksionin e tij.

“Në dacibaon e tyre, Edi Rama dhe larot e tij kanë aludime, shpifje dhe trillime nga më banalet.Për shembull, u amendua ligji për të ndihmuar pronarët, në një kohë kur ligji është amenduar më 17 korrik 2006, kurse Edi Rama në qershor të vitit 2006, ka firmosur kthimin nga terren sportiv, në terren urban. Dy vite para se të përfundonte privatizimi. Dy vite para se të jepeshin lejet e ndërtimit.

Por pse e ka bërë këtë? Ka një dokument që ata e fshehin. Dokumenti thotë, me firmën e Edi Ramës, se ky terren ka humbur funksionin e tij. Në paçavuren e tyre, rendisin si argument se Sali Berisha, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, ka firmosur planin e ndërtimit në parcelën e klubit Partizani për 17 pallate. Sali Berisha nuk ka asnjë firmë te veten për këtë çështje që nuk ka dërguar Edi Rama.

Për dijeni, Edi Rama është jo vetëm autori i genplaneve, i planit të ndërtimit të çdo parcele, por është edhe autori që ka verifikuar pronësinë në përputhje me ligjin e të gjitha parcelave dhe kanë firmën e Bashkisë së Tiranës. Sepse ashtu e kërkon ligji.

Edi Rama fshihet dhe lakejtë e tij shkruajnë: të 17 kullat e ndërtuara në këtë parcelë, në këtë tokë, lejet e tyre janë dhënë nga Edi Rama.

U them këtyre mjeranëve që kanë frikë si Rama nga vetja e tyre, dy leje ndërtimi i ka dhënë Edi Rama. Lejet e sheshndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Dhe janë dokumente që i fshehin këta. Katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj, për të mos folur më tutje. Të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha. Pra, këta kalojnë në shpifje banale”, tha ish-kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re