Tek Tomori janë edhe mbyllur edhe këtë javë përgatitjet për sezonin e rip or shumë prej emrave që shiheshin, si afrime të reja janë larguar sërish. Por më shumë këtë javë është ngritur një çështje e madhe, ajo e  pankinës.

Gjatë kësaj jave në qytet por edhe në media është hedhur një hipotezë e re për stolin që do të rikthente kavajasin Bledar Sinella në Berat. Tekniku që sezonin e shkuar drejtoj Besën udhëhoqi Tomorin në ngjitjen nga Kategoria e Dytë në të Parën.

Por për këtë lajm nuk ka reaguar as Sinella por as klubi beratas nëse do të ketë një rikthm të tij apo konfirmim të Gersi Arbërit. Është pikërisht ky i fundit që në një intervistë për “Panorama Sport’’ ka konfirmuar se do të jetë ai në krye të skuadrës për sezonin e ri.

Ai përmend se është në krye të punëve për këtë sezon dhe madje ka ironizuar pa përmendur emra rikthimin e trajnerit me të cilin ka punuar në drejtimin e skuadrës në sezonin e titullit në Kategorinë e Dytë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re