Në një komunikatë, ‘rutinë’ në raste të tilla, Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar nënshtetasit për protestën e 13 prillit të thirrur nga Opozita e Bashkuar. Ambasada u kërkon, si zakonisht, qytetarëve amerikanë t’u rrijnë larg grumbullimve, por ndryshe nga herët e fundit, nuk flet për dhunë. Një tjetër gjë që bie në sy në njoftimin, që zotëron Politiko.al, është theksimi i faktit se forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe makina uji gjatë protestave të mëparshme.

Në komunikatën e amerikanëve bëhet me dije se ku do jenë grumbullimet e mundshme të protestuesve- Kryministria, Kuvendi dhe ndërtesa të tjera qeveritare-, por jo kohëzgjatja, e cila shënohet si ‘e panjohur’.

Politiko.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re