Ardian Visha, avokati i gjyqtares Enkeleda Hoxha, ka dhënë një intervistë në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon, ku ka deklaruar se ka një nen që pengon arrestimin e nënës së një fëmije nën 3 vjeç.

Teksa sqaron se gjyqtarja Enkeleda Hoxha nuk ka një fëmijë nën 3 vjeç, por ka një fëmijë më të madh që vuan nga autizmi, avokati shprehet se një fëmijë autik ka nevojë për më shumë përkujdejse se fëmijët nën 3 vjeç.

“Ka dy fëmijë. Djali vuan nga një sëmundje dhe padyshim në çdo cast rëndohet për shkak se nuk ka pranë njeriun më të afërt të vetmin që i shërben.

Unë kam kundërshtuar ekstremin e kërkuar nga prokuroiria dhe të konfirmuar nga gjykata madje të konfirmuar pasi ne arritëm të provojmë dhe të dëshmojmë kushtet në të cilin ligji dhe parimi i humanizmit mbi të cilin ky ligj penal ndërtohet, ose të paktën pretendojmë ne si shoqëri që ndërtohet, përcakton dhe detyron gjyqësorin të reflektojë.

Është një nen magjik për rastin 230/2 që pengon që të arrestohen nënat me foshnje pra me fëmijë deri në 3-vjeç, natyrisht do të thonit nuk ka një fëmijë 3-vjeç zonja, por ai fëmijë që ka sëmundje të autizmit ka pikërisht këtë zhvillim. Madje nevoja e përkujdesit ndaj tij është absolutisht edhe më e madhe se ndaj një fëmije 3-vjeçar, përveç se i paaftë për të menaxhuar jetën e tij të përditshme është edhe i rrezikshëm për shkak të zhvillimit fizik që nuk shkon në proporcion me atë mendor,” deklaroi avokati.

Ndër të tjera, vetë Visha e ka pranuar se klientja e tij nuk është më e mira në profesionin e saj, duke shtuar se dhe ai vetë ka vërejtje për të  nga raporti që ka parë.

“Unë nuk dua të them që gjyqtarja është idealja e këtij profesioni, sepse në atë që kam kontrolluar të paktën në punën e saj për shkak të mbrojtjes që do i bëja dhe do i bëj në KLGJ për shkak të procedimit disiplinor, kam edhe unë vrejtje pjesë raporti që përgjithësisht e kam këshilluar që t’i pranojë si shkelje, por a janë këto shkelje të pasojës së diskretitimit të rëndëv apo është deskrititimi i rëndë ai që ka prodhuar dhe ka ampifikuar shkeljen. Ky natyrisht është një rreth vicioz i cili gjendet se cila pjesë është racionale dhe cila jo, por natyrisht do kohën e vet,” tha ai me tej.

Për sa i përket një nga personat me të shkruar kriminale që ka liruar gjyqtarja Hoxha, Hekuran Billës i cili u vra pak kohë pasi doli nga burgu, avokati thekson se është e palogjikshme të thuash se lirimi i tij parakohe ka lidhje me vrasjen e tij.

“E zëmë rastin e të ndjerit Billa nuk është një pasojë e lirimit parakohe me kusht. Ai në një vit të paktën që është liruar parakohe teksa ka jetuar në kët vend para se fatkeqësisht të vritet nuk ka asnjë problematikë të provuar nga pikëpamja e dëmit që ka ardhur nga lirimi i parakohe me kusht kemi inegzistencë. Është absurde dhe jo logjike të lidhësh vrasjen e tij, pra fakti që është vrarë me një risk të ardhur prej lirimit të parakohshëm me kusht,” perfundoi ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re