Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se ka një revansh të shtetit kundër krimit të organizuar. Pas mbledhjes së qeverisë, Balla u shpreh se policia e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese.

Ministri i Brendshëm shtoi se është vendosur një shifër historike të kapjes dhe ekstradimit të personave të rrezikshëm.

“Ka një revansh të shtetit kundër krimit të organizuar në vendim është një nga sfidat më të rëndësishme.

Fakti që flitet për Interpol që në 7 muajt e fundit kemi një shifër historike të kapjes dhe ekstradimit të personave me rrezikshmëri të lartë. dje kam pasur një telefonatë me ministrin e brendshëm të Spanjës për luftën kundër grupeve kriminale, shumë shpejt do të firmosim memorandum të përbashkët.

Në Lezhë e gjithë ngjarja është zbardhur dhe personat do të përballen me drejtësisë.

Kam besim tek grupi që po heton ngjarjen në Shkodër. Policia e Shtetit e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese për ti shkuar në fund ngjarjeve kriminale jo vetëm të reja, por edhe të vjetra”, u shpreh Balla.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re