Eksperti i ekonomisë Koço Broka në një intervistë për Fax News foli mbi borxhin publik duke thënë se ka një rritje shumë të madhe dhe buxheti i këtij viti i prezantuar nga qeveria është mjaft kompleks.

Broka tha se dukuritë pozitive që është rritja e produktit të brendshëm bruto dhe të ardhurave buxhetore po ndeshen me një paradoks që është rritje e lartë e borxhit publik.

Sipas ekspertit, ka një problem midis fleksibilitetit të qeverisë me buxhetin dhe shifrave.

“Po rriten kostot e menaxhimit të borxhit. Kompleksiteti I buxhetit këtë vit, vetëm para disa ditësh ka dalë një akt i ri normativ për rritjen e mëtejshme të borxhit. Buxheti 2020 dhe borxhi publik janë mjaft të komplikuara.

Në program u tha se synimi është që në fund borxhi të shkojë 60%, në një kohë del akti normativ që borxhë të shkojë 1 trilion, nuk ka si të ketë orientim të duhur. Ka një problem midis fleksibilitetit të qeverisë dhe shifrave si dhe besueshmërisë së borxhit.

Të ardhurat, shpenzimet, deficiti dhe produktin e brendshëm bruto të cilat janë elementë të rëndësishëm. Këtë vit ka një dukuri mjaft pozitive, produkti bruto ishte parashikuar të rritej me 5.5% dhe ecuria ka qenë impresionuese.

Kemi një dukuri paradoksale. Nga 7.5 pritet të shkojë në 7.6 deri në 8% produkti bruto.

Ka problematika, janë rritur të ardhurat buxhetore krahasuar me 2019 me një shtesë më të madhe, kjo duhet të reflektohej në konsolidimin fiskal por nuk ka ndodhur kështu dhe po zgjerohet më tej borxhi.

Tërmeti dhe pandemia kishin efektet e tyre direkte në rritjen e borxhit. Rritje tepër e madhe e borxhit dhe të ardhurat buxhetore janë shtuar 100 miliardë lekë”-u shpreh Broka.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re