Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se Olta Xhaçka po vijon mandatin e deputetës në kundërshtim me Kushtetutën dhe në mbrojtjen politike të Edi Ramës.

Bardhi tha se është bërë një vit e tre muaj që nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhacka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por kjo nuk është detyra jonë. Detyra e Kuvendit është që kur një deputet kapet në shkelje të Kushtetutës duhet të përcjellë për heqje të mandatit çështjen, në GJK. Ka një vit e 3 muaj që nuk ekzekutojnë vendimin. Ende deputetja Xhacka, me mbrojtjen politike të Ramës, vijon të kundërshtojë mandatin në kundërshtim të Kushtetutës”, tha Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re