Në intervistën që dha këtë të premte për Abc News, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko komentoi gjithashtu dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim për emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla, teksa u shpreh se “brenda gjirit të Foltores nuk ka respekt për fjalën e saj”.

“Brenda gjirit të Foltores jo vetëm që nuk ka respekt për fjalën e saj por ka një ndjenjë marrie deri në urrejtje ndaj figurës së saj. Reagimi i Berishës është i vjetër, përsërit të njëjtat ide. Ka identifikuar armikun në SHBA”, u shpreh Bejko duke komentuar më pas deklaratën e saj për PD-në.

“Zonja ambasadore mbrëmë me thirrjen e vet, u kujtoi demokratëve që ta lënë pas të shkuarën që përfaqësohet nga Berisha dhe ndjekësit e tij. Janë ata që kanë një përgjegjësi të humbjens së PD me një rezultat të thellë në 2013. Perceptimi i votuesve ishte sepse ka pasur korrupsion të lartë në qeverisjen e Berishës.

Dhe nga ana tjetër ishte i njëjti stablishment që e çoi te Basha dhe kur i duhej Berishës e mori përsëri me vete. Në këtë sens Kim u thotë demokratëve që mos vazhdoni të hani bar. PD dhe opozita është në procesin e metaforës që tha ambasadorja dhe është refuzuar nga Berisha.“, tha Bejko.

Një nga deklaratat e ambasadores ishte se shumë politikanë nuk po i zë gjumë për shkak të hesapeve ndërsa vizita e saj e parë për këtë vit ishte në SPAK. A ishte ky një mesazh?

“Kur ambasadorja si përfaqësuesja më re lartë e presidentit të SHBA, kur kryten disa akte, të gjitha përmbajnë mesazhe të forta për të gjithë opinionin publik por dhe personazhet. Ka shumë të drejtë kur thotë se forcimi i drejtësisë, që të mos jetë më e kapur, dalëngadalë po fillon ta zbehë perceptimin se drejtësia është e kapur nga politika.

Ndryshe nga çfarë mendonim disa muaj më parë, sot perceptimi fillon të evoluojë për mirë pasi po shikojmë që ka një tendencë të goditjes së krimit në nivele të larta. Janë në faza të para, nuk është e lehtë të kryhet sepse drejtësia nuk është vetëm SPAK-u por të gjitha strukturat.

Mesazhet e saj janë të qarta, duhet ta kuptojmë se për aq kohë sa nuk ka flukse të brendshme që të krijojnë një pol të ri politik në dëm të stablishmetit të vjetër politik, të cilin Amerika e ka objektiv për ta nxjerrë nga loja në Shqipëri. Përderisa s’e kemi një fluks të brendshëm politik që të dalë si pol i ri, do të operojë siç është operuar në vende të tjera, ku demokracia ndihmohet që të bëhet funksionale nëpërmjet drejtësisë.“, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re