Skip to content

“Ka pasur disa incídente në votime”, Ragmi Mustafa për zgjedhjet në Serbi: Ja sa deputetë marrin shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa përmes një lidhje me skype me Fax News, ka bërë një analizë mbi situatën zgjedhore në serbi, ndërsa specifikisht ka folur për procesin në Preshevë, ku tha se ka pasur edhe incidente të vogla por në tërësi menaxhimi është bërë mirë.

Ai tha se shpreson që koalicioni shqiptar të marri të paktën 2 deputetë, teksa futjen në koalicion parazgjedhor të 5 partive nga 6 shqiptare është sipas tij falë edhe përfshirjes së Tiranës dhe Prishtinës.

“Janë shënuar disa incidente të vogla, por në tërësi situata është e qetë, partitë shqiptare me përjashtim të njërës janë futur së bashku. Koalicioni u krijua me vështirësi, kanë dalë në zgjedhje deri tani mbi 30%. Shpresoj që shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin 2 deputetë. Bëj ftesë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.

Këto zgjedhje, aq dhe më tepër kanë qenë në një fushatë jashtëzakonisht të qetë, Bujanovci ka qenë pak më e zellshme në fushatë. Kësaj i ka paraprirë edhe pandemia. Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë ndikuar që partitë shqiptare të futen së bashku, nga 6 prej tyre 5 janë pjesë e një marrëveshje je që kanë nënshkruar.

Pritshmëritë tona janë që të tejkalohet numri 2 edhe pse do ishte e vështirë, pasi janë 250 deputetë që do të futen në parlamentin serb, duke pasur parasysh diskriminimin ndaj shqiptarëve. Është Një proces selektiv dhe aplikohet vetëm ndaj shqiptarëve që ka dëmtuar këtë betejë elektorale, megjithatë bashkë do mundemi dhe do ti marrim dy deputetë”, tha Mustafa.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb