Subscribe

Erjon Javori mbeti i vrarë me dy plumba paraditen e 7 dhjetorit, në lagjen “16 prilli” në Fier.

 

Autor i dyshuar i ngjarjes është Agim Gashi, 35-vjeç, i cili menjëherë pas krimit u arratis dhe policia vijon kërkimet për arrestimin e tij.

 

Në një njoftim zyrtar ditën e sotme, blutë e Fierit njoftojnë se së bashku me Gashin në makinë ka qenë dhe i vëllai në momentin e krimit.

 

Lexo edhe: Ekzekutoi Javorin, Gashi njihej si person problematik, policia “në këmbë” për kapjen e 35-vjeçarit

 

Sipas policisë, mes viktimës dhe autorit ka pasur shkëmbim zjarri.

 

“Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë shtetasit Agim Gashi, 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.

 

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, me të cilën udhëtonte Javori, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis Agim Gashit dhe Erjon Javorit për motive të dobëta./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re