Ish-zëvendësministri Gani Dreshaj ka propozuar ish-boksierin Luan Krasniqi për Ambasador të Kosovës në Gjermani.

Dreshaj shkruan në rrjetet sociale se “Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashtu siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.”

Ai shton se është i bindur që gjithë diaspora do ta përkrahë këtë propozim të tij.

“Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani”, ka shkruar Dreshaj.

Postimi i plotë:

Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re