Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi gjatë kohës së tërmetit.

Duke ju përgjigjur akuzave të PD-së për dëmshpërblimine banorëve të prekur nga tërmeti, Veliaj tha se opozita po gënjen dhe kjo nuk është etike.

Po ashtu Veliaj shtoi se është gati që t’i provojë se Basha ka dy vila në Long Hills dhe dy në Lalz, e po ashtu pallati ku banonte para tërmetit që tha se është dëmtuar, gënjen pasi ai ka aktkonstatimin se nuk është dëmtuar.

Veliaj: “Peshkuan këto njerëz PD apo PD shkon dhe bën alenacë me ato që gënjejnë. Nëse një parti gënjen dhe në opozitë dhe në fatkeqësi. Një njeriu mund ti lejohet por unë kam dokumentin e pagesës. Një njeriu mund ti lejohet të fitojë oportunitet, por jo një partie poltike që të gënjejë. E vërteta është kjo që po them me fakte. Një njëri i thjeshtë që sheh se kryetari i opozitës në kohë tërmeti u bë me katër shtëpi thotë pse mos ta provoj edhe unë fatin. Se thotë se në kohë fatkeqësie përfiton ai pse mos të përfitoj edhe unë i shkreti.

Fevziu: Kjo nuk është mënyrë e mirë për të akuzuar kryetarin e opozitës?

Veliaj: Të gjitha shpifjet i kam çuar në Tiranë dhe po blehen kompjutera në shkolla me paratë e fituara nga gjyqet e shpifjes. Unë jam gati ti provoj edhe dy vilat te Long Hills edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vertetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar këtë e vërtetoj me aktkonstatimi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re