Avokati Përparim Çaça është shprehur në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News se kishte persona të cilët nuk janë thirrur asnjëherë nga SPAK për t’u hetuar lidhur me shkeljet e rënda që kishin bërë në ushtrimin e detyrës së tyre si funksionarë publikë.
Ndërsa ndër të tjera, avokati tha se preferonte që arrestimet dhe hetimet të kryheshin në kohën e duhur, pas pasur arrestime të tilla të bujshme.
“Unë personalisht nuk jam për këto arrestimet e bujshme kështu spektakolare, madje do doja arrestime të cilat të bëheshin në kohën e duhur duke pasur provat e duhura në mënyrë që të mos dështohet në gjykatë. Unë po ju them diçka, që në dijeninë time, ka persona të cilët minimalisht as nuk janë thirrur asnjëherë nga organi hetimit. Arsyeja? Këtë e di vetëm SPAK”– u shpreh avokati Përparim Çaça.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
