Skip to content

“Ka plane që s’na i kanë treguar”, Rusia informon Vuçiçin: Më dha informacione brèngosëse, do të na bëjnë prèsion të madh për Kosovën

Afrimi i datës së takimit të shumëpërfolur që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë ka ndezur reagimet dhe lëvizjet të dy vendeve ballkanike, Kosovës dhe Serbisë, ndërsa së fundmi presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka takuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pas takimit me zyrtarin e lartë, Vuçiç ka thënë se nëse një ofertë e mundshme për Serbinë është që njihet pavarësia e Kosovës dhe kjo e fundit të futet në OKB në këmbim që Serbia të mos marrë asgjë por vetëm anëtarësim në BE, përgjigja e shtetit serb do të jetë jo, shkruan media e njohur serbe Tanjug.

Kreu i shtetit serb tha se ka folur me ministrin e Jashtëm rus Lavrov për të gjitha temat dhe sipas tij kjo periudhë është më e vështiri për Serbinë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç iu tha gazetarëve se është i brèngosur pas disa informacioneve nga që ia kishte dhënë Lavrov.

Sipas Lavrov, një periudhë e vështirë pritet në vazhdim për Serbinë, për të cilat do të përballen me prèsione të mëdha lidhur me Kosovën në mënyrë që të realizohen plane të mëdha.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në ko.nfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW. Ndaj, thekson ai: për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment.

Emisari i BE-së, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak ka folur sot para gazetarëve pas vizitës tre ditore që pati në vend. Lajçak ka deklaruar se mandati i tij është normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Në këtë moment nuk jam këtu të spekuloj, mund të them cili është mandati im, është normalizimi i marrëdhënieve”, shtoi ai, derisa ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për të .

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb