Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rinisur hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo. Lajmi konfirmohet për Fax news nga burime zyrtare nga SPAK, ndërkohë që mësohet se janë siguruar prova të reja për krimin që tronditi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës bëri  kërkese për rihapjen e një prej dosjve më të bujshme në Shqipëri.

Sipas informacioneve te siguruara gjatëe kësaj periudhe mësohet se Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje edhe disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për atentatin ndaj Santos.

SPAK tregohet mjaft i rezervuar lidhur me personat që janë thirrur në istitucionin e akuzës, por burimet tregojnë ka indicie që mund ti çojnë ato drejt autorëve të krimit të rëndë dhe më pas pse jo dhe tek porositësit.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Posaçme, disa kohë më parë me urdhër të SPAK janë zhvilluar edhe disa operacione nga RENEA dhe policia për kapjen e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Hetimet janë në vijim dhe burime nga institucioni i akuzës thonë se janë optimistë, ku kanë siguruar  prova që mund ti çojnë hetuesit drejt zbardhjes së vrases së bankierit Artan Santo. Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re