Në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ditën e sotme është publikuar njoftimi se kërkohen mjek, ndihmës mjek, stomatolog dhe farmacist. Por po ti hedhim një sy historikut të njoftimeve për këtë kategori vihet re që kjo drejtori prej një viti bënë  të njëjtën thirrje. Në njoftim thuhet se numri i vendeve vakante është 34 dhe kërkohen në 14 IEVP.

Ja njoftimi i plotë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall vende vakant për punësim në pozicionin Mjek dhe N/Mjek, Farmacist, Stomatolog në sistemin e burgjeve dhe ftojmë profesionistë të fushës të aplikojnë për rekrutim.

Në sajë të investimeve për kujdesin shëndetësor ndaj të burgosurve, mbështetjes e bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në sistemin e burgjeve, çdo profesionist i fushës së mjekësisë  ka mundësi të ndjehet i realizuar nga pikpamja profesionale dhe humane.

Sensibiliteti i veçantë për kujdesin shëndetësor ndaj personave në kushtet e heqjes së lirisë konsiston edhe në vëmendje të shtuar të Qeverisë për përmirësim të trajtimit financiar të stafit mjeksor.

Kushtet specifike të punës (në ambiente me masa sigurie në burgje dhe me pacient të burgosurit) janë një faktor sfidues që veç nxit edhe vlera të tjera njerzore si disiplinën, humanizmin etj.

Vendet vakante për të cilat bëhet kjo ftesë për aplikim janë:

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më datë 26.02.2020. Dokumentet do të dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Kriteret e përgjithshme të pranimit:

Ka të drejtë të konkurrojë për t’u pranuar në shërbimin shëndetësor të burgjeve çdo person, që plotëson kriteret e mëposhtme:

1.është shtetas shqiptar;

2.ka mbaruar arsimin përkatës;( Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Infermieri e përgjithshme)

3.kandidati të jetë i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit

4.është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

5.nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

Çdo person që konkurron për t’u pranuar si punonjës në shërbimin shëndetësor në burgje  duhet të paraqesë, brenda afatit të njoftuar në shpallje, dokumentet e mëposhtme:

1.Formularin e plotësuar të aplikimit;

2.Jetëshkrimi i plotësuar (CV):

3.Fotokopje të pasaportës ose të kartës së identitetit;

4.Fotokopje e diplomës së arsimit përkatës dhe listës së notave;

5.Formularin e vetë deklarimit mbi gjendjen gjyqësore;

6.Vërtetim të lëshuar nga Prokuroria dhe Gjykata se nuk është në procedim penal;

7.Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit;

8.Raport mjekoligjor që është i aftë për punë.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re