Në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News ka qenë e ftuar në një lidhje live, deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, e cila foli për situatën e tregut në vend, mungesën e punëtorëve dhe rritjen e pagës minimale.

Ajo tha se nëse më para Rama u shprehte se punë ka, por nuk ka profesioniste nuk ka të bëjë me situatën e tanishme e cila sipas ka lidhje me pagën.

Resulaj u shpreh se e rëndësishme tani është mbrojtja e punonjësit, për të balancuar produktivitetin e punës me pagën që përfitojnë.

Çështja e profesioniste nuk ka të bëjë me atë që po diskutojmë tani në lidhje me pagën. Ka qenë diskutimi që nuk ka profesionistë në fokusin që i kemi dhënë punëve apo teknaliteteve profesionale, ndaj ajo që po ndodh tani lidhet me pagën.

Edhe nëse rrezikojmë që mos të kemi punonjës, më e rëndësishme është që të mbrojmë punonjësin, për të balancuar atë që është produktiviteti i punës me pagën që përfitojnë.

Nëse rikthehemi të shohim atë çka ndodhur me sistemin e pagave, kemi pasur nënçmim të punës dhe nëndeklarim.

Për hirë të së vërtetës kemi kaluar në një filtër të madh të fiskalizimit të tregut, por ajo që duhet rregulluar akoma është formalizimi.

Ajo që ka nevoja një nevojë urgjente është deklarimi i pagave reale dhe përputhja e punës me pagën.

Nëse nuk e çmojmë si duhet punën e punonjësve nuk është çudi që të mos i kemi ato në tregun e punës” u shpreh deputetja.

Më pas ajo shtoi se sektorët që janë problematikë janë ata ku oferta për punë është më e madhe  dhe ka tendencë të mos deklarimeve.

“Po të shikojmë tendencën që ka tregu, aty ku oferta e punës është më e vogël, paga vjen drejt normalizimit të saj, atje ku oferta është me e madhe mund të kemi edhe tendencën e mos deklarimeve.

Janë rreth 200 mijë punonjës që janë deklaruar me pagën minimale në vend. Nuk është qeveria ajo që vendos pagën minimale, por duhet të jetë tregu, por në këto kushte është imponuar ndërhyrja duke mos shkelur ligjet e tregut”, shtoi Resulaj.

Në lidhje me VKM për pagën minimale deputetja sqaroi se kjo ka për qëllim qe të formalizohet tregu i punës dhe ta bëjë sa më atraktive këtë treg në sektorë të veçantë.

Ajo tha se rritja e pagës minimale ka kosto, por qeveria shqiptare ka menduar për disa sektorë, për të cilat ka vendosur që t’ua paguajë kontributet.

Çështja është që të formalizohet tregu i punës dhe kjo ta bëjë me atraktive këtë treg në sektorë të veçantë.

Paga është shumë e ndjeshme për punëdhënësin dhe punëmarrësin.

Kjo VKM ka një rritje të ndjeshme, nga 36 milek në 40 mijë lekë. Kjo shoqërohet me disa kosto, që kanë të bëjnë me pagesën e kontributeve për sigurimet shoqërore.

Për sektorë të veçantë kontributet subvencionohen nga qeveria shqiptarë. Janë 30 mijë punonjës që përfitojnë nga ky subvencion” , theksoi ajo.

E pyetur në lidhje me atë se çfarë stimujsh mund të ketë për kategoritë e pagave të kënaqshme, Resulaj tha se qëllimi i qeverisë është që të kemi edhe një rritje të pagës mesatare, e cila vjen me rritjen e konkurencës në treg.

 “Qëllimi i qeverisë është që të kemi edhe një rritje të pagës mesatare. Kjo bëhet duke rritur konkurrencën në treg.

Shqipëria në Rajon nuk është se mban nivelin e pagave më të larta, por është në nivelet më të ulëta”, tha ajo ndër të tjera.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re