Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka sulmuar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha .I ftuar këtë të premte në emisionin ABC Live, Balliu u shpreh se Basha pa mbështetjen e Sali Berishës nuk bëhej dot as roje parkimi në Bashkinë e Tiranës, kur u zgjodh dhe kryetar.

Pa Sali Berishën as roje parkingu nuk bëhej dot te Bashkia e Tiranës. Ai i futi thikë pas shpine Sali Berishës. Po demokratëve të thjeshtë çfarë u bën ky. Unë nuk kam pasur këto mendime për Lulzim Bashën, por ky me këto që po bën, ka qartazi një plan për shkatërrimin e PD”, u shprehai.

Ndër të tjera, Balliu  u shpreh se Kuvendi i 11 dhjetorit është kuvendi i shumicës dhe i shkarkimit të Bashës.

“Statuti i PD nuk ka asnjë nene ku thotë që nëse mbledh demokratët përjashtohesh nga partia dhe nuk ka asnjë nen ku thotë se firmat duhet të dorëzohen te Luli apo te gazi. Me kuvendin kombëtar të 11 dhjetorin, Basha shkarkohet ndërsa data 18 është një anti-kuvend.  Kuvendi i datës 11 është si rrjedhojë e delegatëve. Ne i kemi thënë që të verifikojë firmat pasi janë në institucion, por ai nuk pranon në shtëpi nuk ja dërgojmë dot.

Ditën që ne dorëzuam firmat ishte pak vonë dhe ai nuk ishte aty, ndaj ne i lamë në zyrën e Edi Palokës te kryetari i Këshillit Kombëtar, nuk i kemi dërguar në Kine. Aty i ka të marrë listat dhe ti lexojë se ai i njeh delegatët e partisë, le të marrë dhe të gjithë mediat dhe të bëjë dhe verifikimin e emrave. Por ai nuk shkon se e di që ato janë të vërteta firmat, por ne nuk mund të mbajmë Bashën dhe të shkatërrojmë PD-në. Kjo nuk është luftë brenda partisë, por është luftë e Lulit me PD-në”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re