Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi pak pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik se qasja kontriktive do të vazhdojë dhe ditën e nesërme. Në një prononcim për mediat diplomati tha se e rëndësishme është që të përmbushen kushtet dhe të nis anëtarësi i Shqipërisë drejt BE-së.

“Të vazhdojë qasja konstruktive edhe nesër. Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Ne kemi bashkërenduar punën e anëtarëve të këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisin anëtarësimin sa më shpejt. Dua të falënderoj palët që mbajnë qasje konstuktive që treguan sot e uroj që dhe nesër të vazhdojnë me këtë qasje konstruktive”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re